>
LETERSISHQIP

Sa Pak!

Sa pak të mençur kanë ngelur,
E keqja na mbiu në derë...
Zhgënjimet, si kupa me verë,
I pimë me fund pa u ndierë,

Flemë mbi ar e xhevahir...
Në mëngjes shtërgojmë rripin,
Krahëhapur presim të ligun,
Me ''dëshirë'' dorzojmë çiflikun,

Çudirat s`kanë të mbaruar,
Kriminelët vërdallisën pamerak
Injorantët krekosur si të zgjuar
Të ndershmit ndihen t`turpëruar ''

Flasin shumë, veshin t`shpojnë,
Prapa krahëve, seç kurdisin,
Hallet, dertet, mbi supet rëndojnë,
Përbuzim t`mirin, lavdrojmë t`keqin,

Lutemi të largohen retë e zeza,
Shpirti i lodhur kërkon paqe
Heshtur rrinë t`vdekurit n`varreza
Jo të gjallit kur u shembet fortesa,

Këta pak t`mençur, që kan mbetur,
Përse rrinë si të shushatur,
Se kuptoj, më çfarë presin.
Dita ditës, na shqyejnë e rrjepin,

Qanë sokaku e dridhet toka,
Farën e keqe kush na e mbolli,
Çuditëm unë, çuditet dhe bota,
Nga rrumuja e fjalëve të kota

Burgjet dendur me varfanjakë,
Qoftë dhe për një cigare ashash,
Mafiozët ngrenë vila e pallate
Politika e zhurshme tepër bajate,

"Vetingun" vallë për çfarë e kërkoni!
Ligjet i miratoni, ashtu si doni vet...
Pakicen asnjëherë se respektoni,
Populli i duruar e di ç`heq

Meraku më bluan si drurin mola''
Si nuk u ngopët njëherë vallë o Zot,
Dhe ulërisni akoma e akoma ...
Duke rrjpur pa reshtur të bekuaren tok

Unë i duruar brigjeve të ëndrimit,
Shpresuar vazhdova udhës tymnajë
Çuditem umë, çuditet veshi i dëgjimit,
Nga fjalët e paturpëshme t`mashtrimit