Tema: Poezi Për Atdheun

Mëmëdhe

O ju male të thepisura
bukuritë e vendit tim,
o ju bjeshkë të qëndisura
kurorë lulesh me gjelberim,

Kroje të ftohta pikë dëborë
bukuritë tona arbërore
qielli blu, përherë gazmor
fluturo ti shiqipja jonë

kur këndon bilbili n`degë
shqipja lartë puthet me retë
kuq e zi ngrihet flamuri
qeshin malet, gëzon trualli

vargjet shkruar, kanë lezet
shqipja jonë është mbretëshë
bien lahuta e gërneta
mëmëdhe hejj tungjatëjeta

melodia e shpirtit tim
që përherë m`bën zgjim
kënga, vallja burrërisht
besë e nder, shqiptarisht

jam shqiptare e betuar
gjaku imë është i kulluar
kur thërras, malet jehojnë
me Kosovën kuvendojnë

Thërret Prizreni e Drinica
përshëndet Azem Galica
nga jehona zgjohet trimëria
shqipe të thërret Çamëria

kombi mbarë ka një flamur
të bashkuar më shumë se kurrë
sup më sup ne qëndrojmë
jemi shqipe, fluturojmë.

Nga gëzimi tundet mali
po ku je Adem Jashari
ushtojnë malet dridht toka
sot e lirë është tërë Kosova.

o ju male shekullore
krenaria arbërore
rreth flamurit një betim
Kombi imë kërkon bashkim

- poezi nga Sabrie Selimaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  7