>
LETERSISHQIP

O Nënëloke

Pyes heshtur pa bërë bujë,
kur do lindë ky truall një burr!
shqipja jonë të jetë e lirë
pa banditë si zonjë e mirë.

Pyes vetën duke menduar,
mos vallë Gjergji duhet zgjuar,
t`i pres kokën tradhëtisë...
t`marr frymë qielli i Shqipnisë

O nënëloke të qaj hallin...
çdo ditë po shqyejnë vatanin
shesin ç`mundin të lanë djerrë
sikur të ishe o nënë e mjerë

Marr guxim të ngre zënë
jo me pushkë por me penë
kur dëgjoj fjalët babëzisë
në gjunjë i lutem Perëndisë

Kokaina si miell site
na servisin si simite
duke rrahur gjoksin e shpuar
këta sylesh të mallkuar...

Kur hap fletët e historisë
kërkoj bijtë e shqiptarisë
lodhur jemi duke duruar
s`kemi kohë për t`harxhuar

Shqiptar me gjakë e zemër,
po njollosin, tonin emër
të përçarë nga politika
varfërisë po i ngulet thika.

Frymë nxjerr të helmuar.
nga kjo dhimbje e mallkuar
heshtur pyes s`kam më fuqi
të përballem me kët babëzi?

Hapi hedhur duhet menduar,
Kombi njësh duhet bashkuar
Një grusht njerzish me pushtet
I bëjnë ligjet si duan vet

Kur do vi vallë ajo ditë
Të largohen tutje dredhitë,
Trualli im të lind një burrë...
Vuajtja më mos të bëhet urë?