>
LETERSISHQIP

Më Bëre Për Vete

Syri yt i shkruar
ç`bëri për vete
lule e bekuar
pjalmi i kësaj jete

Sytë e tu t`shkruar
flasin me shikime
zjarrin i mban ndezur
buzëqeshjes time

Buza e përflakur
fjalët i shqipton
syri yt i shkruar
shpirtin ledhaton,

Ç`magji më bëre
''tutje moj lanete''
një veshtrim hedhur
rash si gjethe vjeshte

Xhelozove hënën...
kur më the ''të dua''
pranë qasen ëndrrën
me shikimet, tua
`
Syri është magjik...
flet gjuhen e zemrës
dhe kur mbyll qerpik
i bën dritë ëndrrës

Yjet vezullojnë
syri përcjell fjalën
dale moj një çikë
se më plase zemrën,

Me bëj pak vend
në cep t`syrit shkruar
se me le pa mend
duke më vështruar

Syri yt i shkruar
pikon lotë gëzimi
ç`nurë që ke lshuar
gonxhe trandafili ...

Të të them një fjal,
ngrije lartë qerpikun
hëna kur të dal
të ta puth syrin,

Syri yt i shkruar
ç`më bëri për vete
magji e bekuar
lule e kësaj jete ?