>
LETERSISHQIP

Fjalët E Pakta

Unë për vete do zë mend...!
nuk do flas, vënd e pa vënd
do bluaj fjalën në mokër guri
bes e fjalë i mori lumi...

Do përkëdhel ëndrrën e fjetur
me vështrimin tim diellor
ca gërma hedhur në letër
shpirti i dlirë të`frymoj.

Do mendohem...pa të flas,
ëndrrën qasur mos ta vras''
koha njegull mbulo shtigjet
zemra qan e shpirti digjet ...

Unë për vete do zë mend!
s`do fjalos pa u menduar
po nuk zuri fjala vend...
e mer era, duke vrapuar ?