>
LETERSISHQIP

Era E Mallit

Era e mallit krahët hapur,
një buzëqeshje syve qasur
një pikë loti n`buzë pikuar
një fjalë zemre vjen vrapuar

Ujtë e ftohtë zbrist nga mali
fishkëllon një fllad behari
hënëza dal e pa dal mirë
ylli i ndritur më shkeli synë

Sytë shkëndij bukur flasin,
me shikim ç`më godasin
dielli rrezet lëshon ngadalë
puthja zjarrë, ngelet pa fjalë.

Në jam ëndërr, mos më zgjoni,
në jam zgjuar, mos më gjykoni,
s`bëj mëkat, o njerëz të mirë...
kur puth ëmbël, timen dëshirë.

Era e mallit ëndrrën zgjoi,
një dëshirë më përqafoi ...
dashuria buzëqeshja e jetës.
dritë e ndezur në sytë e shpresës