>
LETERSISHQIP

S'e Di...

S'e di si t`ja bëj,
te hesht, apo të flas,
n`portën e hamendjes
s`dua të trokas,

Kur flas, s`më-dëgjojnë
kur hesht, më gjykojnë
mjegull gjithandej,
se`di të rrëfej,

Të hesht s`është mirë
të flas është bela
të bëj sehirë, se`di !
kjo është hata,

Koha s` të pret,
ikën vrapuar
koha s`duhet humbur
ajo është çmuar,

Të flas, apo të hesht,
n`këtë kohë të trazuar
të eci, apo të ndaloj,
në udhën ngatërruar,

Shtigjeve të thepisuara
vazhdojnë, zvarritur''
dërrmuar, heshtur,
si zog i braktisur

Të flas, apo të hesht,
të pres, ti dal tymi
në ecje e ndalesë,
në kthetra tundimi !

Të marr një vendim,
në mjegullën hamendje
Të zbrapsem një çast
t`i thërras times mendje.

Të flas, apo te hesht,
të eci…apo të ndaloj,
ne jeten kryeneçe,
kuturu vazhdoj.