>
LETERSISHQIP

Ëndrra Ime

Ëndrra ime diku mbetur
brenda ëndrrës aty tretur
kërkon dritë nëpër agime
të rikthej buzëqeshjen time

Ëndrra ime ishte e madhe
sa vetë toka, qielli e deti
bota e madhe, unë e vogël
nuk e di ku ëndrra mbeti

Sa herë ëndrra përlotet
fryhet deti nga loti i saj
do ta fsheh ndër kujtime
brenda shpirtit do ta mbaj.

Ëndrra ime e pafajshme
strukur brenda meje rri
kur të dal hëna n`mbrëmje,
do ta nxjerr ti bëj shoqëri