>
LETERSISHQIP

Të Kam Inat

Të kam "inat" ta dish mirë,
falendero zotin që je larg,
do vija si hena në errësirë,
të nxirr ''inatin farmak ''...

Të kam inat`s`të mbaj mëri,
udhës së heshtje vazhdoj
duke shpresuar t`vish përsëri
ta dish nga inati s`të harroj ,

E ç`të them unë` o inati im...
kur ti je kaq larg, nga mua,
do ta kuptosh kur t`vi pran
sa mall për ty` ka një grua!

Ti më ke inat unë ta besoj`
ndoshta Ti, ke dhe më tepër,
kur fjalos me ty a` të lexoj...
them me vete, mos është tjeter!

Të pathënat do i mbaj për vete,
si dhimbjen do ti marr zvarr
Ti thurur ca vargjet në heshtje,
kur trupi im të jetë në varr,

Shkruaj dy vargje për mua!
u thuaj: kishte fatin e trisht ...
u thuaj: sa të deshti ajo grua,
u thuaj: që dhe Ti e doje natyrisht?