>
LETERSISHQIP

Fjala Fjalës

Fjala, fjalës i vë flakën,
ç`farë kërkon n`hirin mbetur,
lulzojnë pemët, frymojnë njerzit,
por jo varret, me të vdekurit ...

Fjala, Fjalës i vë flakën,
gjuha e gjatë është çakmak,
sytë e verbër jan të natës
të kthjen gjëmën në sokak?

Vargjet shkruar përherë flasin,
puthje, lotë, zbresin n`altar,
dhe nga dhimbja, ulërasin,
dhe nga puthja, ndizen zjarr,

Ç`farë është jeta n`të vërtet,
zjarr i ndezuar, buz ngrirë,
një dëshirë një gënjeshtër,
udhë e gjatë, një fund i nxir?

Dashurija lulja e shpirtit,
është frymarrja, buzëqeshja,
është vet dielli, është vet jeta,
lind e rritet përherë ndër breza,

Fjala, fjalës i vë flakën, , ,
mbaj n`sjetull pëherë durimin,
se nga fjala pa menduar...
me vetdije godet shpirtin ...?