>
LETERSISHQIP

Mos Më Harro

Mos më harro, të lutem...
kur mbrëmjeve të dalë hëna.
s`po të kërkoj, asgjë më shumë...
ca rrahje për mua, të përcjell zemra !

Kujtomë të lutem, dhe kur t`jem tretuar,
mbase nga kujtimet, diçka ka mbetur!?
mos më flak tutje, si një xhaketë të vjetër
më mbaj në sirtarin e shpirtit, si një cop letër,

Mos më harro të lutem, mos më harro,
në vargjet e poezisë, dua të prehem,
aty ku dëshirat me ëndrrat, shkëmbehen
kujtimet` mes yjeve, dhe hënës, do ndizen