Më mbaj mend (për 1 muaj)

I Fituar

Eshte ai, qe vlerson vetveten...
duke shijuar jeten ne maksimum''
ai` qe s`ka frike, t`perballet me t`verteten,
lakmine helmuese e shikon me perçmim,

Pasuria e patundeshme,eshte edukata...
tashegimni me e çmuar per brezat n`vazhdim
e errte eshte lakmia, me e errte, se vet nata
me e frikshme, se çdo e papritur ne vazhdim,

I fituar eshte ai` qe di te vlersoj jeten,
familjen, dhe njerzit qe e rrethojne...
duke ruajtur respektin, nderon vetveten,
ne udhen e jetes, perhere perparon...

Dashuria eshte burim shpirtror...
Perendia e bekoi` qe nga gjiri i nenes,
dashuria mjalte, nga buzet e saj pikuar,
mbare boten njerzore, ka çiftezuar...

Gjuha e mirekuptimit percjell paqe...
liria frymon e lire ne qiellin shpirtror
pa paqe, s`ka dashuri, s`ka t`ardhme
Bota e qendrueshme, njerzit vijne e shkojne

- Poezi nga Sabrie Selimaj



Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente mbi këtë krijim