>
LETERSISHQIP

Aty Ku Flet Sinqeritei E Dashurija

Vazhdimisht përzgjedhim fjalët në vargje
duke ilustuar me imagjinatë pak nga pak
ecim pa ndaluar n`shtigjet ëndrrimtare
pa pritur, pa pandehur, shpirti të zë n`çark

E vërteta është si ujtë e kulluar ta - dini,
poashtu dhe jeta një pasqyrë reflektimi
dëshirave ndonjëherë dot s`u përgjigjemi
pa-çka, se nga dëshira si qëriri shkrihemi

Fjalët e mëdha s`më hynë fare në punë,
me penelin e shpirtit, shkruan muza ime
duke shpalosur flatrat e dijes, ngre kalanë
se mendja t`ngre, mendja të bënë hatanë

Lakmija përherë të shpie n`portën e ferrit
aty dritat shuhen, ngelesh në mes t`territ
zgjidhni udhën e dijes të arrini aty ku doni
shijojeni këtë jetë...shumë mos mendoni!

Vazhdimisht unë shkruaj në ditarin timë
dhe kur sytë të mbyllen, do flasi vargu imë
jeta më përplasi, por kurrë su gjynjëzova
falë vendosmëris, koklartë qëndrova,

Familja është e shejtë, por dhe miqësija,
kur me gjuhën e siqeritetit, flet dashurija.!
Një lamtumirë e papritur ka dhe një pritje?
Ti kurrë mos u mërzit, kur retë janë në ikje