Më mbaj mend (për 1 muaj)

Krejt Pa Pritur

Unë s`të kishja njohur më parë...
Ti herë pas here, hedh një veshtrim,
E kur veshtrimi mbi buzëqeshje ndalet
Zemra para teje, krahëhapur falet ...

Ta dish se gjaku vlon n`zemrën time,
Ti s`ke për ta besuar,unë të kuptoj ...
Kjo ndjenjë e pa pritur ka diçka intime
Ndoshta duhet të them të dashuroj...

Unë s`të kishja njohur më parë,
Gjithça ndodhi krejt pa pritur
Si hëna hir plote,ngadal rrëshqite
E mbi buzën e prusht, si qiriri shkrive ..

Është ndjenja, ajo që zien nën lëkurë?
Janë sytë e tu, ata që flasin heshtur ...
Ndoshta do ikësh, s`do kthehesh më kurrë!
Gjithça` duke mbështjellur me një buzëqeshje ?

- poezi nga Sabrie Selimaj

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente mbi këtë krijim