>
LETERSISHQIP

Jetë Monotone

Botë e marrë e hallkatur
vetëm ëndrra e iluzione
në dilemën e pasosur
jetojmë jetën monotone!

Turma njerëzish në lëvizje
vërdallisen kot më kot
ca në ngjitje, ca në zbritje
venë kokulur si në mort !

Sa më tutje hallet shtohen,
fjalës lëshur si gjej fundin
bëj të iki dhe pengohem
kurrë të keqës si dorzohem .

Botë dyfytyrëshe e pa cipë
në sofër shtruar dredhitë
nga kolltuku merrë shënjestër
e të çon në botën tjetër ...

Sytë ndizen flakë zemrimi
veshët dëgjojnë të njëjtin zë,
i largët të duket dhe shpëtimi
kur çmenduria e logjika,janë një?