>
LETERSISHQIP

Të Dua O Toka Ime Të Dua

I dua lulet i dua të vesuara
e dua diellin të avullojë vesën,
e dua këngën e bilbilit e dua,
e dua lirinë, ashtu si dua jetën,

I dua shkronjat e arta i dua,
ashtu si doja gjirin e nënës,
flutur mbi fletë, vrapon penda,
se gjuhën time, e do zemëra,

Të dua, o toka ime të dua,
ashtu si i don, nëna evladë,
i dua gërxhet e malet e tua,
njësh me ty` si mishi me thua`

Çdo pllëmbë të atëdheut e dua,
dhe krenohem që jam Shqipëtare.
këtu buka e kripa janë të bekuara,
sa vetë lashtësia e tokës, Dardane...