Tema: Poezi Për Jetën
Në Udhën Jetë
Doja të frymoja e lirë si dallandyshe,
në shtegtimin e jetës duke ikur diku
ca fjal të pa thëna ti mirrja me vete
e ca ti vargëzoj,për vete dhe për ju.
Në udhën e jetës,miq e mike, takuar,
ca zemër gjërë,ca shpirt vegjel imcak,
shumëherë nga fjala,qepallat rënduar
fjala e pa peshë,ka hapsirë krejt pa cak.
Vargjet shkruar,kalojnë tej imagjinatës,
në thellsi t`shpirtit dëshirat duke shpuar,
si një grua që fle gjumë në gji të natës
në krahët e një burri,a ëndërre e dehur
Doja të shkoja ku askush s`ka shkelur
duke numëruar ditët e mira e të trishta
me pas të frymoja thellë e çliruar
udhve të jetës, ku errësirën e gris drita
- Poezi nga Sabrie Selimaj
{{uname}}