>
LETERSISHQIP

Syri I Shkruar

Ç`të them ty, syri i shkruar,
Shpirtin ti ma ke gozhduar,
Syrit, gjumin i ke vjedhur
Hava rri si yjet ndezuar ..''

Kur të flas përplas qerpikun,
Se kupton më dogje shpirtin,
Sytë e shkruar, floktë e gjata
Je më e ëmbël se mjalta ...

Poshtë vetulles syri i fjetur,
Më ka pikur më ka djegur
Herë më puth herë m`vret''
Loti i mallit në gushë zbret,

Eh`ky syri yt tinxar...
Seç ma mban shpirtin var,
Ik e eja vashë më plase
Ç`i ke vall, gjitha këto naze!

Në sytë e tu botën shikoj,
Fjaltë e zemrës t`i lexoj
Kohën time do ta ndaloj
Mbi qerpik do të pushoj

Se ti vashë je syri i diellit
Lulja në baçen e shpirtit
Vargu i këngës së bilbilit
Ti i shkrinë akujt e dimërit

Syri i shkruar më mahniti,
Buzën me buzë më ngjiti...
Shegë e kuqe shegë majoshe
Me shikim...seç më joshe ...