>
LETERSISHQIP

Gjepura!

Mbi supin tim,ulet mundimi...
supin e varur, ç`pati që zgjodhi?
vështrimin e përlotur ngadalë hodhi,
koha mjegullnajë futrunë solli...

Përsëri!
Mbi supin tim rëndon e rëndon,
çuditëm` kur qas pranë durimin,
koha mjegullnajë përsëri vazhdon,
sytë e përlotur përcjellin trishtimin,

Gjepura!
Kjo është epoka e akullnajave,
ndodhë, që nga pritja njeriu vdes''
përse bëhem '' robinë '' e ëndërrave!
mos vallë ëndërra më mbanë me shpresë!?

Po.
Kjo është koha e maskarenjëve,
ku, shumë gjëra ne si dimë!
symbyllur përsëri kërkojmë paqe,
vërdallisemi si shiu me sufërinë,

Gjepura!
Gjithmonë kështu, kemi vazhduar,
duke puthur në ball zhgënjimin...
dhe përsëri akoma shpresuar
ecim, ndalojmë, pa bërë zgjimin