>
LETERSISHQIP

Të Jem Vetvetja

Të jem vetvetja,ma ka ënda,
në jetë, kalova kohë të vështira.
aty ku fjala vriste, ëndrra.. ''
'shpresa varej n`telat me gjëmba'!

Shpirtin kurrë mos e tundoni,
duke kthyer n`''gur'' ndjenjën njeri,
dashuroni o njerëz, vetëm dashuroni,
mos harxhoni kohën tuaj, me mëri...!

Të jem vetvetja ma ka ënda...
n`udhën e jetës ditë numëruar''
dashurinë time e filtron zemra...
buzëqeshje diellore, duke dhuruar

Shpirti imë sa deti i gjërë...
dashurinë e një nëne, ka brenda,
mrekullia mbi mrekullitë, është,
kur dashuria, buron nga zemëra....