Më mbaj mend (për 1 muaj)

Për Ty Zemra Bëhet Shqipe

Moj Tropojë shkëmb e gurë
mbi ty shqipja kthetrat ngul
kala ngritur mbi legjenda
burrërisht foli, pushka ndër breza,

Moj Tropojë nuri i Malsisë
dridhi telat e sharkisë
karshi ke Kosovën motër
gjuhë më gjuhë ulu në votër

Këndoi djepit të trimërisë
me lahuten e Malsisë
Shotë Galicës e Bajram Currit
Mic Sokolit e Ded Gjon Lulit

Nga jehona të tundet mali
po ku je, Adem Jashari
mblidhi trimat në kuvënd
të lulëzojmë të bukurin vënd

Kombi ynë rreth një flamuri
gjakë e gjuhë, ar i kulluar,
shqipërisë seç i ndrinë nuri,
kur burrërisht, besën lidh burri,

Moj Tropoja ime kreshnike,
për ty zemra, bëhet shqipe,
në qiellin blu shqipet lartësohen
vasha e djem për Ty, krenohen,

Jam Malsia e Gjakovës
thrrasin djemët e Tropojës
nga Saranda ushton, jehona
Një Shqipënia e Kosova

Ngrihet shqipja në fluturim
kombi ime kërkonë bashkim
gjuhë, flamur, gjakë shqiptari
grusht bashkuar i therret Vatani,

Çamëri moter,Kosovë trime
vargë malesh, Shqiperia ime,
lisi rrënjët në tokën Dardane,
rreth flamurit,këngë e valle ...

Në qiellin blu, shqipet lartësohen,
grusht bashkuar bijtë krenohen
se nuk ndahen,bijtë nga nëna,
rrënjtë e shpirtit i ushqen zemra

- poezi nga Sabrie Selimaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet