Më mbaj mend (për 1 muaj)

Mëse Një Ditë

Një ditë dhe unë do të vdes,
por mos më qani me oiiiiiiiii..!
do iki dhe unë si gjithë të tjerët
se në këtë jetë, udhtarë jemi, e di.

Një ditë lamtumirë, do më thoni
shpirti do fluturojë në lartësi
trupi im do ngelet breda varrit
por unë do frymoj në poezi

Kur të iki në rrugën pakthim
në jetën e paparë e lexuar
do më gjeni në vargun tim,
duke qeshur e lotuar

Dyert e vuajtjes do mbyllen
loti do shteroj burimin
hapat që hodha lan gjurmë
nëse mallë për mua do kini

sytë e shpirtit do ju shikojnë
kur unë do prehem në paqe
se jeta ishte një gënjeshtër
këtë e kam thënë dhe n`vargje

Prandaj do ju lë një amenat
mos më qani kurrë tek varri ,
se shpirti im kurrë nuk vdes
jetoj e frymoj brenda vargut.

- poezi nga Sabrie Selimaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet