>
LETERSISHQIP

Rri Zgjuar

Të puth me afsh fjala
ime
Edhe sonte kur bën ftohtë
Të kam mbështjellë
Këmbë duar
Sy e
vetulla
O kënga ime!
Çdo natë troket në dritare
Më grish në këtë betejë
lirike
Puthmë edhe Ti
Puthmë mes dy syve
Ta shoh më mirë qiellin
sonte
Buzët t'ia ledhatoj një ylli
Që zbret në dhomën time
Mbushur me
germa dashurie
Të ëndërroj çdo çast
Kur vjen si pëllumb i shkruar
Mbi
krahë mban falmur Atdheu
Unë jam bërë
Shtrat loti në vjeshtë
Rri zgjuar
sonte me mua
T'i prek ato bebëza malli
Që më dogjën
Me sy shqiponje…