>
LETERSISHQIP

E Shpirtin Arnoj Me Ëndrra

S'më ndal asnjë uragan drej cakut tim
Vrapoj me
orën që plisin e shekujve ledhaton
Udhëve të përmendoreve nga një lule

Koha bart plagë mall lot mbi kurriz
E shpirtin arnoj me ëndrra

guacën e vetmisë
Në qiell shoh pëllumba të bardhë
Që fluturojnë trungut
të Ilirisë
E Unë Unë jam shtrirë mbi vargjet e mia
Qesh e këndoj e dehur
sot jam
Dëgjoj një melodi fyelli sa dhembshëm bie
Diellin e shtrëngoj në
faqet e mia flakë
Ti Kosovë më fal një lulekuqe
Aromë Shqipërie lë të
ketë
Dëgjojë zërin tim të lodhur
Që bie si këmbanë
Edhe unë jam bija
jote
Të grish çdo ditë
Fjalë e bukur Nënë
Do të doja ta puth flamurin
kuq e zi
Flamurin e betejave kreshnike
Ku ranë heronj të pavdekshëm
kurrë
Bac Ademi Shotë Galica Xhevë Lladrovci
E qindra e
qindra
Kosovë
Jam një copë tokë bonjake
Pa Atdhe
Merrmë sot o kurrë
Mbi
brigjet e mia të valojë
I bukur kuq e zi ky flamur
Drejt Ilirisë…s'më
ndal ky rrëbesh…as uragan!