>
LETERSISHQIP

Ti Fle Sot

Në sheshin e ëndrrave të mia
Në luadhin e
trëndafilave
Heshtja ka rënë mbi fjalë [1]
Udhë
Me mijëra trazime
O loti
im
Jam lumë me shi
Fyelli dhembjen ma trazon
Të kërkoj në çdo skutë të
shtëpisë
Ku qaja si fmijë për një lodër
Në cdo varg jehonë stine je
bërë
I pyes yjet e natës
Mblidhem kruspull në vete
Dhe bërtas më zë të
vogël
Sa shpejt ike baba
Edhe kur vij në shtëpinë e vjetër
Malli më
copëton
Gëzimi im ka ikur më
Si flutur derdhur qiellit
Jam bërë gjeth i
venitur,baba!
Lot o lot
Se me mbyte sot!