>
LETERSISHQIP

I Dashur Atdhe

Të shoh mes rreshtat pa rrështim
Palë i ke bërë ecjet nëpër Evropë
Kilometra të tëra nëpër qiell
Me komoditet të rrallë kohe
Më ke thënë njëqind herë
Deri në kufi shtrihem unë
Maleve ec me këpucë të arnuara
Deri në Veri të muri i dhimbjes
Çdo germë e hedhur në vend të gabuar
I dashur Atdhe
Gjilani im
Të bëhem sonte zog malli?
T’i prek udhët e mia me afsh fëmijërie
Një letër malli ta shkruaj për Ty
Në kapërcim viti një ëndërr e fjalë dashurie
Moti i Madh me burra çau udhë historie
Të shoh zemërplasur o gjak lirie!