>
BIOSHQIP
Biografia
Ka diplomuar në Universitetin e Shkupit, profesoreshë e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, ku edhe ka magjsitruar në shkencat e letërsisë. Sadije Aliti më shumë se tre dekada në opinionin e gjërë është e njohur si gazetare, profesoreshë dhe mësimdhënëse e gjuhës shqipe, humaniste dhe aktiviste e sektorit qytetar sidomos në aspektin e fushëveprimit të të drejtave të grave, poete me 18 tituj të botuar. Vargu i Sadije Alitit, komunikon në disa gjuhë të botës, pasiqë është e përkthyer dhe botuar, si: sllovenisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, turqisht, arabisht, anglisht, greqisht, suedisht, maqedonisht, serbisht, rumunisht, maqedonisht, hungarisht, bullgarisht, danezisht, norvegjisht.

Ka marrë pjesë në disa festivale kombëtare e ndërkomëtare si në Slloveni, Turqi, Suedi, Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë, e të tjerë, ku edhe është e shpërblyer me çmime e mirënjohje të shumta. Titujt e botuar nga Sadije Aliti:

1. “Koha Blu”, Shtëpia Botuese “Konica 95”, Tetovë, 1996;
2. “Dasmë zanash”, Shtëpia Botuese “Toena”, Tiranë, 2000;
3. “Vallëzim parajse”, Shtëpia Botuese “Arbëria Dizajn”, Tetovë, 2002;
4. “Fjalë të heshtura”, Shtëpia Botuese “Tringa Dizajn”, Tetovë, 2006;
5. “Valixhe kujtimesh”, Shtëpia Botuese “Tringa Dizajn”, Tetovë, 2008;
6. “Shkëndija është një dhe mbi të gjitha”, Sh.Sinani, Monografi,
7. “A do t’më falësh nënë”, Shtëpia Botuese “Tringa Dizajn”, Tetovë, 2012;
8. “Sporti na bashkoi”, monografi, bashkautor me Sh. Sinani, Tetovë 2012;
9. “Dritë dashurie”-“ Lumina iubirii”, vëllim poetik, përkthim në gjuhën rumune,
10. “E nesërmja“ Shtëpia Botuese “Feniks”, Preshevë, 2014;
11. “Kurorë dashurie”-“ВЕНЕЦ НА ЉУБОВТА”, përkthim në gjuhën maqedone, Shtëpia
12. “Romaca dashurie”-“Liebesromanzen”- “Romances d‘amour”, përkthim në gjuhën gjermane dhe franceze, Shtëpia Botuese “Albas” Tetovë-Tiranë, 2015;
13. “Të jesh i pari”, Sadije Aliti, Shaban Sinani, Monografi, Shtëpia Botuese “Arbëria”, Tetovë, 2016,
14. “Stinë dashurie”- “Doba ljubezni”, përkthim në gjuhën sllovene, Shtëpia Botuese “ “, Tetovë, 2017
15. “Mbretëri dashurie”- “Regno d’amore”, përkthim në gjuhën italiane, Tetovë, 2018
16. “Ylbere dashurie”-“Regnbåges kärlek”, përkthim në gjuhën suedeze, Tetovë, 2019
17. “Dashuri ëme”- „ANYASZERETET”-„IUBIRE DE MAMĂ”- Përkthim në gjuihën rumune dhe hungareze, poezi, Shtëpia Botuese, Prishtinë, 2019,
18.”Dashuri shtegtare”, poezi, Shtëpia Botuese, Prishtinë, 2019,