TEKSTESHQIP

Safet Rizaj
Subhanallah
Lyrics

me Bismillah qdo gjë fillon
zemra ime të kërkon
Ja Rrahman ja Rrahim
o Allah ti je Zoti im

ti je aj që na udhëzon
të gjitha t'mira na i dhuron
o Krijuesi i gjithësisë
ti je i vetmi Zot,

la ilaha illa ente ja Allah
ti je aj që ma dhuroj jetën SubhanAllah
tjetër Zot përveq teje Allah nuk ka
la ilaha illa ente ja Allah

Sytë e mi nuk mujn me t'pa
Por zemra ime të ndjen ty
I lartësuar je Allah
Zemra të don pa kufi

Të gjitha që i shoh me sy
I krijove ti Allah
Ti je një e tjetër ska
La ilahe illallah

sa ka tokë e sa ka qiell
ty zot kam met falënderu
sa kam shpyrt e sa tjam gjall
ty Zot kam met adhuru

o Allah i madhërishem
ti je aj që ma dhuroj jeten
o Allah i plotfuqishem
vetëm ti e din t'verteten