A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Per Nënën

Pa Ty

Po mbushen gjashtëmbëdhjetë vjet
Që kur ne të dy fort u shtrënguam
Si gjithnjë krahë hapur më prite
Na rrodhën ca lotë e u përmalluam

Unë, djali juaj i vogël si gjithmonë
E ti prore ajo, e shtrenjta ime
Më fal, nëse loti më mashtron
Se në zemër paskam njëmijë kujtime.

Ti ishe ajo drita e parë, që pashë me të hapur sytë
Atë ditë kur mora frymë dhe erdha në jetë
Me duar tuaja prore më ledhatoje për të më rritë
E ti, vetëm ti më fale dashuri të vërtetë

Në jetë të tundën valët, si shumë në moshën tuaj
Sakaq zemra më ndale,t veç kur i kujtoj
Për shumë vjet në mendje këto vuajtje i bluaj
I thyej, i bëj grimë, vetëm që t’i harroj

Tash mbahem si i lumtur, kohën s’e kthej dot
E kur më zë malli, me foto të kujtoj
Të të ndihmoja, pse nuk isha i zoti?
Shpesh pas vdekjes sate, veten e gjykoj

- poem written by Sahit Shala


- Submitted by SahitShala -

Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  112





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019