Tema: Poezi Satirike

Gjuha!

Gjuha!
Eh sa shumë ne ty te «ngasim».
Si t 'pushosh ti kur ne flasim,
Mandej shpesh dhe pa nevojë.
Pa t ’pyet fare t 'fusim n 'lojë!

Kështu tha ky, e kështu tha ai,
Pse mos ti e ke kollaj,
Me e mbështjelle, tanë një rajon,
Kështu s'thotë mendja s’ke çka bane!

Tash me rrjetet sociale,
Sa është lehtë për me bart fjalë.
Për sa hap edhe mbyllë sytë,
Thashë e thënët n 'Amerike!

Ti ke punë me sa shumë kënd,
Rreth e qark rrethua me dhëmbë!
Qe t 'çokasin pa ndërpre,
Ti aspak te lehtë se ke!

Për te gjitha ka faji ‘’mendja,
Lumë qe s’shkojnë t 'gjitha kah zemra!
Se me pas zemër t ’luanit,
S’na kish rrah për gjatë asnjërit!
«Tuje pa punët e filanit»!
Thashë e theme sa jem ngopë,
Ka qenë mirë me dalë n 'Evropë!
Pak me mësua e shumë me pa,
Se prej ‘’fjalëve hair nuk ka!

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  122