Tema: Poezi Për Mërgimin

Per Nje Copë Bukë

Për bukën 'e e gojës
Ne ikëm larg.
Ku s'mban erë lulja.
Dielli mban naze’
del me përtese,
çka t 'bëje «me culja»?

Për bukën e gojës,
Kalova dete,
fusha, e male!
E erdha këtu,
Ku s’rri Harabeli,
Ikën me t 'shpejt,
N vende shtegtare.
Këtu shumë re mban qielli.

Mu kujtua nena,
Kur vente n 'rrasë,
Bukë kallamboqi.
Gjersa unë lozja,
Me “gurrëz e shtaga”!
Me shokë mbas koshi.
Për një copë bukë.
Hodha mbi «trastë»,
edhe fëmijët!
Një e padrejte¨,
qe te përplasë!
Veç pse s’ke patë,
Atdhe, a fat!
jo, qe s'kam ditë!

Për bukën e gojës.
Me janë shtua thinjat,
e malli zgjatet
Në «pambarim»!
Hallet, e mallet,
E «kurbet qarit»
Nuk t, ndahen kurrë!
Deri n 'amshim!

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  102