>
LETERSISHQIP

O Njeri

Si s'të «plasë» për shumë rreth teje?
Kjo te ndodh, pa resht, çdo qastë!
Apo behësh «ai kokëforti?
Dhe për ketë sikur “ve bast”!

A do kënaqem, a do shqyhem?
A do mbahem, a do qeshem?
Halle, halle, qenia jote!
Një me tjetrën, seç po ndeshën!

«Dikush mbahet, kryeneç».
Sikur botën ka për vete.
Ulu poshtë, ” o djalle a dreq”!
Se nuk di çka me t 'thanë tjetër?

Tjetri n 'dorë mban disa lugë.
E nuk di kurrë me «mbushë trastën».
Kurse tjerët rrugë me rrugë.
Seç kanë mbete, dashtë e s'deshën.

Ca te tjerë, na ngrenë dolli.
Turrën, shqyhen e bërtasin.
Për te tjerë qe i kanë përbri.
Asnjëherë, mendjes si thërrasin.
Në ketë botën e uruar.
Bashkë ta kemi bashkë ta ndajmë.
Se kur ikëm n 'botën tjetër.
Asnjë gjë me vete s’mbajmë.