Tema: Poezi Për Trishtim

Kur Nata Bie!

Kur nata bie, e qielli mbushet.
Me mijëra yje ne pambarim.
Vetmia mbahet ëndërr, pa shije.
Jeta seç zbehet, si pa kuptim.

Kjo rini shkreta iku si era,
kur e tund moti hiq pa mëshire.
Dhe ndjenjat zdapen ne shpresa t' reja.
Se dita tjetër, do jetë me mirë.

Se vetë kjo jeta, na mbushë me halle.
Qe te vijnë rre shtazë, sa pranë e pranë.
Qeshim a qajmë, sillem si n 'valle.
Askush prej tyre, nuk mund t 'na ndanë.

Ëndrra pafund na bëjnë si mike.
E tundin mendjen, sa poshtë e lart.
Prape sikur lutem po pse me ike,
Ti natë e ëmbël, o natë e artë!

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  65