A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Dashurie

Me Kujtohet.

Me kujtohet ç'do takim.
Për shumë stinë, verë, e pranvera.
Ne shpirt mbet ai përqafim,
qe dallon 'nga hera tjera.

Si me i be hallall k 'to vite?
Qe me lanë përherë jetim!
Mos u banë sikur se dite.
Se mëdha plagë qe s'kanë shërim.

Mos me le kështu te ngratë.
Se unë ma nuk kam durim.
Lutja ime është ''Uratë''!
kthehu tash ne përqafim.

Unë plotë shpresë, i lutem Zotit.
Kjo dashni jo nuk ka shterë.
Sa e rendë është pika e lotit.
Tash kam mbet ''vetëm i mjerë!

Mos me le kështu te ngratë
se veç ty te pata'' xhane!
Pse me la kështu ''pa fat''!
Pash ''at besë qe ma ke dhanë!

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  71





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019