>
LETERSISHQIP

Kur Hana Duket!

Kur hana dukët mbi kodra e pllaja.
Në dritë të sajë te shkruaj baladë.
Po ku mund të ketë me vetulla t 'saja.
E unë pa dashje, këndoji serenadë!

Me zë te ulët, te mos përgjohem!
Këndoj në shpirt, te thuash pa zë!
Por malli dehet, sa shumë trazohet,
e pyet për mua, gëzim a ka?

Kthehu tash, kthehu, në krahë te hapur.
e pres me endje një përqafim.
Brenga dhe shpresa, ne mua janë zdapur.
Veç ardhja jote me benë "shpëtim"!

E tash kur terri, shtyhet me hënën!
Janë orë te vona, sa nuk ka ma!
Po kush si ty? Mund të ja ketë "anën"?
Mban me qeshë, e mos me qa! !

Gjersa ne mendje po shëtis fushës.
Jam tujë mbledh lule, për një kurorë!
Te ta freskoj, mesin e gushës.
Me borzilok, e lule borë!