Tema: Poezi Për Kombëtaren

Djemt E Shqipës

Kush na hodhi, ballin lartë!
I dha shqipes ngjyrë te artë?
Ne këto ngjyrat ''kuq e zi''!
I kem pas gjithë, për lakmi.

Kush na bane me puq tokën?
Bijtë e shqipes, nënëlokes.
Krahë për krahë, neper fitore.
Si shqiponja madhështore!

Jem me mijëra, dora, dora.
Lule shkrepash mbi kurora.
Zërin klithmë, përkrah kombëtares!
Ne betim, te nënëmadhes!

Po kush mbetet, pa lakmi.
Me këto ngjyrat kuq e zi.
Me këto djem, për mrekulli!
Lumi ai, qe i sheh me sy!
Dorë me dorë, jemi ne vallë.
Besa, besë për Shqipëri t 'madhe!

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  156