Tema: Poezi Për 8 Marsin

Tetë Marsi...

Ju që shqipet i përkundni
duke u kënduar ninulla gjumi
ju na bëni shumë krenarë
sepse na lindët shqiptarë

Jeni ju shumë meritore
se me mund e djersë na rritët
me uratë qe di veç nëna
derisa në dritë të qitët

Gra e vajza, fresk i jetës
duhet thënë për hir t 'vërtetës
ndryshe jeta s’kish si t 'nisë
jeni shtyllat e shtëpisë

Pra respekt, o miqtë e mi
për çdo nënë, mike e motër
janë burim i dashurisë
fllad freskie në çdo votër

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  167