A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Babain

Dy Mjeshtër

Në një shtëpizë te vogël fshati
Në katër shtylla, një çati.
Aty babi im punonte,
Dhe e quante "punëtori".

Me një copë të mbrehtë, metali
Gdhendtë drurin me nxitim
Duhej "nxjerrë bukën e gojës".
Një tufë fëmijë, prisnin ushqim.

Ishin shumë dot si numëroja
E as vitet nuk ua dija,
Dadë e bacë tanëve ju thoja,
Ne telashe te mos bija!

Babi kishte kësulë mbi kokë.
Se largonte asnjë qastë.
Ashtu duhej të ishte "burri".
Thua për ketë, ai kishte bast?

Rrugët e fshatit, plotë me gropa.
Për "çudi sa na ndihmonin"!
Se aty shpesh prishej qerrja
Për tek ne, me vrap nxitonin!

Ai i priste më zë të "lartë"!
Së "ashtu flisnin te tanë".
Fjalë te ëmbla "miradije",
Kurrë se lenin pa i thanë!

Si "dy mjeshtër ne që ishim".
Babi plakë e unë fëmijë.
Ndonjë gjë unë ia ofroja.
Si me qenë ndaji ndihmës i tije.

- poem written by Sahit Shala


- Submitted by SahitShala -

Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  126





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019