Malli E Brengat

Gjithë pa dashje "malli e brengat"
Me vijnë rreth për me më pushtua,
Tak e tuk me rrahën zemra.
Si ta ndalë për me qetësua?
Kur mendon për vite të largëta,
Qe shpejt ikën pa u shijua
Porsi detin me zë dallga
Askush s'ka si me ndihmua.
Loti n' faqe s'të ndihmon
Sepse dukësh mburravec.
Me atë, kënd se nderon.
Te banë vetëm me u ndie keq!
Dikur kishte shumë respekt
Rreth e rrotull plotë me miq
Çdokush sheh punën e vet.
E për tjerë nuk mendon hiq!
Atëherë qeshnim me plotë gojë
Nxirrnim fjalë, te pastra ar.
Kurse sot sikur bëjmë lojë
Një, me tjetrin po bëjmë garë.
Po bëjmë garë për materiale.
Qe s'na bëjnë, me u ndie kurrë mirë!
Ndale veten o vëlla ndale.
Se s'të ka mbet një pikë "mëshirë".
Mbajmë "meni "për hiq gjë fare.
Flasim "shajmë "edhe bërtasim.
Kush si di fundin kësaj gare.
Ndrydhim veten sa s'pëlcasim!
Këto janë pakë nga ato brenga
Qe me ngulm na kanë zaptua.
Është "urat fjala nga zemra".
Me e thanë lirshëm "pa përtua"!
Farë e shqipes ngado je.
Ju faltë "Zoti, shumë bekim".
Shtrëngo fort atë pranë veti.
Ndryshe "dukësh për shëmtim"!
Jem stërnip te fjalës e t 'besës.
Brez me brez qe njëqind vjet.
Me kimet nipit e mbesës.
Një fjalë të mirë "për amanet"!

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5