>
LETERSISHQIP

Jemi Bërë

"Mirë për mua, mirë për ty"
Seç jem bërë "katandi"
Mbushim xhepat "me lakmi".
"Keq për mua, jo për ty".
Se për "shtetin" kur bie fjala.
Nuk ka forcë, t 'na dali para.
"Jemi të parë, për me be gara.
"Veç për luks, e jo për punë".
Jem "njësoi si ty, dhe unë"!
Bëjnë takime, një pas një.
Nga të dalë, e nga të hy.
Kemi luksin thellë, "n' brendi".
Fjalë "pompoze gjerë n' ajri!
Kur takojmë ndërkombëtaret.
Për biseda, jem të paret.
Fjalë te mëdha, sa shumë, premtime.
Flasim "zëshëm për te mbërrimë.
Statistika bëjmë, pa pra!
Me "ne themi jo nuk ka".
Do te bëjmë shumë, vende pune.
"Mbi kollare, ngjeshim gunën"!
Restorantet janë përplot.
Burrë, shkua burri, "veti i thotë".
Prej "mandati, në mandat".
"Familjarë do ti ketë ngatë".
Se kështu ndihet më rehat!
Bëhen "vila për drejt qiellit".
"Si kërpudhat filli pas diellit"
Për sa hapë, edhe mbyllë sytë!
Ta ndërtojnë "shtëpinë e dytë".
Vallë çmendon "qenia njëri"?
Çka do behët me shoqëri?
Kur çdokush mendon për veti.
"kujt si plasë, së çka ka tjetri"?
Ndale turri "o i uruar".
Se nuk "t 'mbetet gjë në duar".
Kur mendon se" do pushtosh".
Do te mbetesh" duarbosh".
"Si i vetëm, nga do shkosh?.