>
LETERSISHQIP

Dasma

Porsi lule mbi kurora
Po vijnë te rinjtë, nga diaspora,
Me u be bashke, vëllezër e motra
Veç për gëzim i pret Kosova!

Për fillim kërcet tupani!
Na bane bashko, porsi varg mali,
Te gjithë bashke, kane hy ne valle
Nipa mbesa dajallarë.

Zoti i shtëpisë e ngre ''dollinë''.
Lart mbi koke gotën e ngrenë,
Përshëndet te gjithë me radhe,
Lume për mu qe m 'keni ardhë.

Hajt se sonte do ta kallim
Për shume vjet ta heqim mallin,
Kurrë s' kem pas ma gëzim se sot!
Janë bashku gazi me lot.