>
LETERSISHQIP

Buburreci

Ishte zgjuar që me natë.
Sepse duhej shkua në punë.
Një pas tjetrit varg i gjatë.
Një ushtri, seç ishin shumë!

Hy gjinkalla, mbi një gjethe.
Po vështron me "xhelozi"!
Mblodhi shokë edhe shumë shoqe.
Deshi t' shtyhet me ushtri!

Na u rreshtuan buburrecat.
Bartnin gjerat këmbë në këmbë.
Tash gjinkallat, mblodhën rraqet.
Ikën tutje, pa u hamend.

Mbanë buburreci një fjalë rasti.
kur jemi bashkë, më ne nuk ka.
Kem fuqi e kem guxim.
Vezë pas veze, bëjmë kala!