I Papunë!

Bënte ftohtë, disa copëza letre ishin gati
te shuheshin, ne vend te flakës lëshonin
vetëm tym!
Ishte gati fundi i marsit.Pranverë të
thuash, por edhe ajo sikur kishte nxjerrë
kthetrat e donte t'i çjerrë atë njeri qe nuk
po i bënte askujt një të keqe!
Pse kish ku të shkonte i shkreti? Kali i
uritur kishte zanë në gojë një qeskë
najloni e po provonte ta përtypte plotë
shije.
Kambanat kërcisnin, por vetëm për ato,
qe kishte rëndësi se sa ishte ora.
Kjo nuk zgjonte kureshtje për te
papunin.Njerzë kalojnë pa reshtur nga
çdo anë, por askush nuk i thotë asnjë
fjalë. Pse, ne mos dikush ka nevojë për te?
Më mirë te thuash askush!
Zjarri po shuhej me ngadalë, ashtu si
edhe shpresa për te bërë ndonjë punë!
Ju bë se e thirri dikush, por askush nuk
ishte drejtuar nga ai!
Ora po ikën, po behej vonë. Fëmijët e
prisnin nen një çardak, qe ishte gati te
bjerë, të rrënohej,
Ashtu si shpresa për te fituar ndonjë
para, për bukën e gojës, për fëmijët, se
për veti, nuk i shkonte mendja edhe aq.
"I papunë" në mes te Kosovës, qe e deshi
aq shumë, dha edhe nga gjymtyrët e
trupit për te.
E tash hallë gji, "i papunë" i pa shpresë, i
leckosur, i mërdhirë!
Kosovë-2015.

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  58