Kënd Ta Marrë?

Unë kam ardhë, nga diaspora,
Për fejesë, me pret Kosova.
Do ta marrë, një gocë Prizreni.
Veç për hatër, te kuvendit.
Sa në hallë moj nenë kam ra.
Kënd ta marrë, e kënd ta la?

Se me marrë Pejanen.
Thonë se s'ma do nenën!
Dje e pashë një Gjakovare.
mendjendritur, e krenare.

Me dy fjalë, sa m hyni n 'zemër.
Mori kokën, mori mendjen!
Jo nuk di, si me ja be?
Sa ne hallë, te madh kam ra.
Se një Prishtinase.
seç po donë me "m 'plas-e"!

Kënd ta marrë, e kënd ta la?
Jo nuk di n' fije me i ra.
Se k 'to gocat kosovare.
ma kanë tretur, mendjen fare!

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  43