Kur Po Dalë?

Kur po dalë, me mbese për dore.
Sa shumë pyetje po mi banë!
Pse këto njerëz, e shtrinë dorën?
A s'ka kush qe ti ndihmon?

Çka ti them, mbesës sime?
"Veterani pse s'ka këmbe"!
Se mërzisë ketë, zëmër t' vogël!
Por në shpirt, sa shumë me dhembë!

Pse k 'to fëmije shesin cigare?
Pse kaq shumë rrinë n' kafene?
Fjalë e sajë, me përvëlon fare!
Çka ti them mbesës se re?

"Halle me halle", Kosova ime!
Hallexhinj, kalldrëmet plotë!
Kurse te tjerë, me kokën hedhur1
I kanë mbush pjatat përplot!

Zëri m 'dele sa i "përdredhur",
Tujë mundu me i thanë dy fjalë.
Me k 'to halle grumbull mbledhur.
Nuk është lehtë, lotin me ndalë!

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  193