Kur Me Vjen!

Kur me vjen ti me ngadalë.
M 'lë pa frymë, e m 'lë pa fjalë!
Me sy rrushe e gojë llokum.
Me ikë ëndrra mbes pa gjumë?

Kur me vjen si fllad i fushës.
Mban me t 'puq nate, qukë te gushës!
Eja tash moj lule vere.
Ti ju shtofsh nuse k 'saji dere!

Natë ditë, te vijë ka dera.
Veç me të pa njëherë n 'dritare.
Me shkuan dimra e me shkuan vera.
Për pak "hise" n 'zemrën tende!

Kur me vjen si fllad i verës.
Mban me t' puq, në thellësi t 'zemrës!
Mu molis zemra tujë t' prit!
"Njëmijë vjet, mu be kjo ditë!

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  156