>
LETERSISHQIP

Ku I Kam?

Ku i kam vitet e mia.
Iku kenga, djaleria.
Iku gazi qe e kishim.
Kur se bashku, te tanë rrishim.

Kur dikush thoshte ndoji flajë.
Rridhte gazi vale e valë.
Ndihej kënga qe me natë.
Ishim tanë nje gjenerat!

Verë e dimer, pa dallim.
Bashkë ne punë e në mësim.
Ndihej zhurma nder argatë.
Kur punonim gjerë me natë.

Tash janë ba me thinja tanë.
Se di kush, se ku janë.
Jemi nda, ne kende t'botës.
Vllau me vëlla, motra prej motrës.

O s ashumë do t'kisha dashtë.
Kokë me kokë, me u ba bashkë.
me i qa hallet për qdo vit.
Qe sna lanë ne, bashkë me u rritë!