Tema: Poezi Për Atdheun

Pët Ty!

Për ty me kish zanë malli sa s'ka!
Aq sa veten, e lashë pas dore.
Për gjithë këto vite, që shumë me janë ba.
Si me stuhi t 'gjitha mi more!

Tash disi m 'dukët se me je ba ndryshe?
Ti nuk ke faji, por njerëzit e tu!
At mall prej motesh, sa shpejt ma prishen.
Veq për "lakmi "rrinë tujë mëndu!

Atje takoja, plotë njerëz te mi.
Por disi gazi, na dilte zbehtë!
Me sa siklete e me bezdi.
Se fjalë "urtie" ma s'kishin mbet!

Nenës i shkoja, më u çmallë tek varri.
Sepse vetmia, më mbyste sa s'ka!
"Porsi ai peshku, pa ujë ,mes zalli"!
Dhe shumë u mbaja, për mos me qa.

Loti si shplanë këto njerëz te sodit.
Qe ty "atdhe te kanë ba ndryshe"!
Unë te beje be, "në besën e Zotit"!
Se ti i imi, më je, dhe ishe!

Tash s'di gjë tjetër, veç me u lutë shumë!
"Mi kthe këto njerëz n 'rrugë Perëndie"!
Se me ketë rrugë, nuk mbërrrini kund.
Unë mbes me shpresë, te ndoji magjie!

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  352