>
LETERSISHQIP

Kush Ma Thotë?

Kush ma thotë, se u be shumë mirë?
E se vendi po ndryshon!
Nuk fitohet me sehir".
Asnjë gjë, qe s'meriton!

Nuk te jap mali, dhurata.
E as "bjeshka bimë pjellore"!
Po nuk derdhe, djersë pas djerse!
Nuk e benë "tokën gaztore"!

Ara s'vete tek kolltuku.
Ku ke nisur me leshu rrënjë"!
Pa e mihë, e qarë, me plugun!
Nuk di fara, me zanë vend!

E po s'mbolle, nuk korrë dot!
Kështu ka qenë me mijëra vjet.
Per cdo vjet, e qanë me lot.
Thua në "këtë vend gjë nuk ka mbet.

Bujqit thua se "kanë ikur".
E barinjtë, nuk janë gjëkund!
Nëpër strofka tujë dremitur.
Duan "lodhjes me i dhanë fund"!

Pa le te dalim ne "dhe te huaj"!
E ta shohësh si punohet.
Do mërzitesh shumë po druaj.
Pse atdheut i largohesh!

Madje, s'di si do ja besh?
Se do mbushesh, halle shumë!
E kur s'ke ndaji zgjedhje tjetër.
Doemos do futesh n 'punë.

Por tash ma në arë te huaj.
Apo gjetkë, me një fabrikë.
Për te korrat nuk po druaj!
S'janë për ty, "i imi mikë"!

Dikush duhet,te jetë pranë sofrës.
Ku jem rritur djalë pas djali.
Na "mallkon loti i lokes"!
Se për ty do ta zë malli!