Tema: Poezi Për Stinët

Vjeshta!

Gjethet mbushur, plot me ngjyra.
Me përtesë, shkëputen nga dega.
Ishin bashke, me kokrra te shumta.
E po druejnë, se po i zë vesa!

Mollë e dardhë, e shumë pemë tjera.
Po krenohen, me hijeshi.
Meqë tash ka ikur vera.'
I mbledh bujku, me kënaqësi!

Nganjëherë i trazon era.
Tunden degët, pa dëshirë.
Duan ti ruajnë pemët e tëra.
Për të na kënaqur, sa me mirë!

Bujqit sillen, me shpejtësi.
Mbushin shportat, plotë e plot.
Bëjnë shumë lutje, e magji!
Na i dhentë "Zoti mot për mot!

Lumi,paksa është llastue.
Sepse shiu,i jap nxitim.
Nuk la fushë, pa e përshkue.
Madje hyri,nkopshtin tim.

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  140